Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, anulohet ceremonia e hedhjes së Kryqit edhe në Gjirokastër

06/01/2026 10:44

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, për herë të parë nuk u zhvillua ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në Gjirokastër.

Moti i keq, i shoqëruar me reshje dhe temperatura të ulëta, e bëri të pamundur organizimin e këtij rituali të rëndësishëm për besimtarët ortodoksë.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt vetëm mesha e shenjtë, e cila u drejtua nga At Emiljano Ligo. Besimtarë të shumtë morën pjesë në shërbesën fetare, duke u lutur për shëndet, paqe dhe mbarësi, ndërsa ceremonia jashtë katedrales u anulua për arsye sigurie.

Edhe pse pa hedhjen e Kryqit, kjo ditë u përjetua me përkushtim dhe besim nga komuniteti ortodoks i qytetit, duke ruajtur frymën shpirtërore të festës dhe rëndësinë e saj fetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB