Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës
Policia e Krujës ka zhvilluar operacionin e koduar “Ends”, pas një serie vjedhjesh të ndodhura dje, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim 30-vjeçarinEmiljan Nikolli (Lleshaj), banues në Mamurras, si autor të dyshuar të tre rasteve të vjedhjes me armë.
Sipas njoftimit zyrtar, 30-vjeçari ka precedentë të theksuar kriminalë në fusha të ndryshme. Në kuadër të veprimeve hetimore është sekuestruar edhe automjeti i vjedhur, një taksi, që do të shërbejë si provë materiale.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur i dyshuari dyshohet se ka vjedhur një taksi duke kanosur drejtuesin e saj me armë zjarri. Më pas, ai ka lëvizur drejt qytetit të Laçit, ku në dy karburante dyshohet se ka marrë paratë dhe sendet personale të punonjësve, gjithmonë nën kërcënimin e armës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë po punojnë intensivisht për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rasteve, si dhe të ndonjë vjedhjeje tjetër që mund të ketë kryer ai.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore..
Top Channel