“Do kthehem në shtëpi”, liderja e opozitës lavdëron Trumpin: 3 janari do të mbahet mend si…

06/01/2026 16:25

Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, u zotua të kthehet në shtëpi “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në një intervistë për Fox News, fituesja e Cmimit Nobel të paqes e cilësoi aksionin e SHBA-së për kapjen e Nicolas Maduros si “një hap të madh përpara për njerëzimin”. Machado u shpreh se presidentes se përkohshme Delcy Rodríguezit – ish-zëvendëspresidente e Maduro-s – “nuk mund t`i zihet besë”.

58-vjeçarja, e cila është nën një ndalim udhëtimi prej një dekade, kishte qenë e fshehur për më shumë se një vit, por udhëtoi drejt  Norvegjisë në dhjetor për të marrë Nobelin, dhe më pas, u largua nga Oslo muajin e kaluar. Vetë Trump ndërkohë, pas kapjes së Maduros u shpreh se María Corina Machado “nuk ka mbështetjen e brendshme apo respektin e duhur për të udhëhequr Venezuelën dhe vazhdimisht ka lënë të kuptohet, se këtë gjë, synon ta bëjë vetë SHBA-ja.

Machado e kishte denoncuar prej kohësh qeverinë e Nicolás Maduro si “kriminale”. Duke qenë se ishte kërcënuar shumë herë me arrestim,  nëna e tre fëmijëve e kaloi pjesën më të madhe të vitit që shkoi duke jetuar e fshehur.

Ajo u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen të vitit 2025 për “luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci” në Venezuelë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB