47-vjeçari, i cili u arrestua në flagrance si përgjegjës i kazinosë, e cila u zbulua tre ditë më parë në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, u lirua nga qelia.

Bledar Arapi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, e cila, pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Eglantina Biba e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Bledar Arapit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, ashtu siç kishte kërkuar prokurorja e çështjes, Irena Sufaj, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vendimi i gjykatës:

Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Vleftësimin si të ligjshëm të “Arrestit në flagrancë”, ndaj personit nën hetim Bledar Arapi, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organiziminose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatitnë kundërshtim me ligjin”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 197/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim Bledar Arapi masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

Urdhërohet personi nën hetim Bledar Arapi që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në Lezhë, në adresën: Lagjia “Besëlidhja”.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Bledar Arapin nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB