“Nuk mund të derdhim lot për Maduron”/ Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar: Do të mbështesim 500 qytetarët britanikë që… Me Nicolas Maduron tashmë prapa hekurave, Donald Trump i dërgoi një paralajmërim udhëheqësve autoritarë të vendit të Amerikës së Jugut se do të “paguajnë një çmim shumë të madh” nëse nuk “bashkëpunojnë” me Uashingtonin.
Kërcënimi i qartë i tij për presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, ishte se “nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim ndoshta edhe më të shtrenjtë se Maduro”. Paralajmërimet e tij nuk kursyen as Kolumbinë, Meksikën dhe Kubën.
“Shumë kubanë u vranë atje, e dini këtë. Shumë kubanë u vranë ishin truproja”, shprehet Trump.
Kuba njoftoi më herët se 32 anëtarë të forcave të saj të sigurisë u vranë në Venezuelë gjatë sulmit amerikan. “Edhe Kolumbia drejtohet nga një njeri i sëmurë, nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë. Operacioni në Kolumbi më duket një ide e mirë, shtoi presidenti amerikan Donald Trump, teksa po fliste me gazetarët në bordin e Air Force One.
Rodriguez, e krahut të majtë politik, ishte zëvendëspresidente e Maduros përpara se të emërohej presidente në detyrë më 4 janar. Ajo i quajti veprimin e SHBA-së shkelje të Kartës së OKB-së dhe u zotua se “ne nuk do të jemi kurrë më skllevër”. Megjithatë, pasi Trump sinjalizoi se ishte gati të kryente një valë të dytë veprimesh ushtarake në Venezuelë nëse do të ishte e nevojshme, Rodriguez e zbuti qëndrimin e saj, duke shkruar në rrjetet sociale sot se Karakasi kërkon një marrëdhënie “të balancuar dhe të respektueshme” me Uashingtonin.
“Ne i drejtojmë një ftesë qeverisë amerikane për të punuar së bashku në një axhendë bashkëpunimi që synon zhvillimin e përbashkët,” shkroi ajo. Maduro 63 vjeç dhe bashkëshortja e tij, e cila gjithashtu u kap gjatë mësymjes së befasishme- pritet të paraqiten në gjykatë në SHBA për t’u përballur me akuza për trafik droge.
Top Channel