Si skenë filmi/ I riu grabit taksistin që e çoi nga Tirana në Fushë-Krujë, më pas nën kërcënimin e armës vjedh edhe dy karburante
Sali Berisha: Sot jam para jush për të denoncuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, ligjeve të vendit, rregullores së parlamentit nga Edi Rama në mbrojtje de facto të vetes, në aparencë të Belinda Ballukut.
Në qoftë se rregullorja e parlamentit parashikon se brenda dy javësh raporti i Këshillit të Mandateve paraqitet në parlament, unë u them sot se kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut për vepra të rënda penale, afera të cilat shkojnë me një dëm ndaj qytetarëve shqiptarë të barabartë me 1.2 miliardë euro.
Edi Rama sfidon në këtë mënyrë, në një grusht shteti, qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët hajdutë që janë bërë milionerë dhe miliarderë me taksat dhe pasuritë e tyre.
Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershëm, iu bëri të ditur shqiptarëve se ai është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët e tij.
Opozita thërret të premten tryezën e forcave politike dhe faktorëve në shoqëri për të krijuar një front të gjerë kundër narko-regjimit të Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë.
Top Channel