“Një grua shumë e mirë, por nuk respektohet, nuk mund të udhëheqë”, pse Trump nuk e mbështeti Machadon si pasardhëse të Maduros në Venezuelë
Dy ditë pas arrestimit të Presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA-të dhe transferimit të tij në Nju Jork, ish-Presidenti rus dhe Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev, sugjeroi rrëmbimin e Kancelarit “neonazist” gjerman, Friedrich Merz.
Më konkretisht, sipas TASS, Medvedev deklaroi se “rrëmbimi i neonazistit Merz mund të jetë një kthesë e shkëlqyer në këtë cirk ngjarjesh”.
“Madje ka baza për ndjekje penale në Gjermani, kështu që nuk do të ishte humbje, veçanërisht duke pasur parasysh që qytetarët po vuajnë pa nevojë”, theksoi ai.
Ai thuhet se bëri një kërcënim të ngjashëm kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e përshkroi si një udhëheqës të paligjshëm, pasi nuk janë mbajtur zgjedhje.
Medvedev njihet për deklaratat e tij provokuese ndaj udhëheqësve botërorë. Para pak muajsh ai pati një përplasje me presidentin amerikan, Donald Trump kur negociatat për paqe në Ukrainë ndaluan.
Russia’s Medvedev:
The kidnapping of the neo-Nazi Merz could be an excellent twist in this carnival of events.
This is not entirely unrealistic. pic.twitter.com/xcoR3TaIhM
— Clash Report (@clashreport) January 4, 2026
Top Channel