Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të hënën se Donald Trump duhet të merret seriozisht kur thotë se dëshiron të blejë Groenlandën, por përsëriti se ishulli nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.
Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të blejë Groenlandën dhe i tha revistës The Atlantic të dielën: “Ne kemi nevojë për Groenlandën, na duhet për mbrojtje”.
“Fatkeqësisht, mendoj se presidenti amerikan duhet të merret seriozisht kur thotë se dëshiron Groenlandën”, tha Frederiksen për transmetuesin publik DR të hënën. “E kam bërë të qartë qëndrimin e Danimarkës dhe Groenlanda ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së.”
Në intervistën e saj, Frederiksen e përshkroi presionin e Trump mbi Danimarkën dhe Groenlandën si “të papranueshëm” dhe vuri në dukje mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët evropianë.
“Nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë një vend tjetër të NATO-s, gjithçka ndalet”, shtoi ajo.
Trump emëroi Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar të posaçëm në Grenlandë muajin e kaluar. Landry ka shprehur publikisht mbështetje për integrimin e Grenlandës në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman, Johannes Vandeful, tha se Grenlanda i përket Danimarkës dhe sugjeroi që NATO mund të diskutojë forcimin e mbrojtjes së saj nëse është e nevojshme.
Franca tha se Grenlanda i përket popullit të saj, dhe një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbrojë parimin e sovranitetit kombëtar.
Top Channel