Pas përfundimit të festave të fundvitit në pikën kufitare të Kakavijë ka pasur fluks të lartë lëvizjesh.
Në pikën kufitare po punohet me tre sportele (në hyrje dhe dalje), e megjithatë radha e automjeteve që kthehen në Greqi ka shkuar në 4 km.
Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar gjithsej 10.716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.073 në hyrje dhe 7.643 në dalje.
Ndërkohë, janë përpunuar gjithashtu 2.908 mjete, prej të cilave 773 në hyrje dhe 2.135 në dalje.
‘Çdo vit e njëjta gjë. Ka vajtur radha deri në benzinatë. E ka fajin greku.. apo ne? na bën ta mendojmë rikthimin, por kemi familjarët pas’ shprehet një qytetar.
‘Jemi mësuar ne shqiptarët’, u shpreh një tjetër qytetar.
Një nga qytetarët u shpreh se trafiku në total shkon në 8.9 km, duke shtuar se nuk punon as dogana e palës sonë dhe as ajo e Greqisë. ‘Kemi një trafik shumë të rëndë, rreth 5 km pas, 3-4 km para. S’punon as dogana jonë dhe as ajo e Greqisë’, tha ai.
Top Channel