Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet, IGJEUM: Në 8 qarqe situata problematike, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve të lumenjve Pas përfundimit të festave të fundvitit në pikën kufitare të Kakavijë ka pasur fluks të lartë lëvizjesh.
Në pikën kufitare po punohet me tre sportele (në hyrje dhe dalje), e megjithatë radha e automjeteve që kthehen në Greqi ka shkuar në 4 km.
Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar gjithsej 10.716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.073 në hyrje dhe 7.643 në dalje.
Ndërkohë, janë përpunuar gjithashtu 2.908 mjete, prej të cilave 773 në hyrje dhe 2.135 në dalje.
‘Çdo vit e njëjta gjë. Ka vajtur radha deri në benzinatë. E ka fajin greku.. apo ne? na bën ta mendojmë rikthimin, por kemi familjarët pas’ shprehet një qytetar.
‘Jemi mësuar ne shqiptarët’, u shpreh një tjetër qytetar.
Një nga qytetarët u shpreh se trafiku në total shkon në 8.9 km, duke shtuar se nuk punon as dogana e palës sonë dhe as ajo e Greqisë. ‘Kemi një trafik shumë të rëndë, rreth 5 km pas, 3-4 km para. S’punon as dogana jonë dhe as ajo e Greqisë’, tha ai.
Top Channel