Kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re, nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, ja rolet që do të kenë prokurorët

05/01/2026 20:35

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho firmos strukturën e re.

Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.

Më herët siç raporton Anila Hoxha departamenti për marrëdhëniet me jashtë drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.

Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Departamentin e krimit të organizuar e drejtonte deri sot prokurori Adnand Xholi që mbetet prokuror i thjeshtë në këtë sektor. Ai zëvendësohet nga Vladimir Mara i cili është i njohur për drejtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me antimafian italiane.

Si kryeprokuror i posaçëm Braho njihet për karrierën e tij shumë vjeçare të hetimit në nivelet e larta dhe për dosje që kanë bërë bujë duke nisur nga dënimi i ish-prokurorit të përgjithshëm e së fundmi edhe atashimi në grupin hetimor që vendosi nën akuzë zv kryeministren Belinda Balluku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB