Kishte humbur kontaktet me familjarët që prej 1 janarit, gjendet i pajetë i moshuari në Elbasan
05/01/2026 11:00
82-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh është gjetur i pajetë në Elbasan.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.A., vuante nga demenca dhe kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 1 janar.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 01.01.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. A., 82 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, i cili vuante nga demenca, informojmë se më datë 04.01.2026, si rezultat i kërkimeve në bashkëpunim me familjarët e 82-vjeçarit, është gjetur trupi i pajetë i tij, në një ullishtë në fshatin Vidhas. Ai dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel