Ish-presidenti Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, mbrojtja: I ka përfunduar afati i paraburgimit
05/01/2026 12:38
Ish presidenti Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Avokati i Metës kërkoi zëvendësim sepse sipas tij kanë përfunduar afatet e paraburgimit.
Gjykata ndërpreu seancën për të tërhequr dy vendime nga sekretaria për të lexuar masat e sigurisë të dhëna në fillim për kreun e Partisë së Lirisë.
Top Channel