“Furgoni i policisë u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve i përgjigjet Erion Veliajt: Mjeti i policisë arriti në orar, kryebashkiaku refuzoi të dilte

05/01/2026 13:10

Seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ishte parashikuar të mbahej sot u shty për më datë 19 janar.

Mbrojtja e Veliajt pretendon se që prej orës 07:00, kryebashkiaku ishte në pritje të fugonit të policisë për shoqërimit në Tiranë, por mbërriti në orën 09:00, në të njëjtën kohë që mbahej dhe seanca.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Drejtoria e Pëgjithshme e Burgjeve, duke hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes së Velijat për orarin e transferimit të tij. IEVP Durrës thotë se ‘Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar’.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB