E rëndë në Sarandë, 85-vjeçarja bie nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë në sallën e operacionit

05/01/2026 08:33
foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme rreth orës 19.30 në qytetin e Sarandës ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, Selfije Demani është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe duke parë gjendjen e rëndë të saj me fraktura të shumta, dëmtime në të  2 gjunjët, në pjesën  e legenit dhe në mushkri mjeku kirurg e futi menjëherë në sallën e operacionit, por për shkak të dëmtimeve të shumta nuk mundi të mbijetojë.

Sipas burimeve mësohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja ishte vetëm në shtëpi, kishte probleme me shikimin dhe lëvizte me paterica.

Burime paraprake bëjnë me dije se e moshuara dyshohet të ketë pasur edhe probleme mendore. Policia po heton në dy pista, në atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB