Kalimi i emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave Kanë vijuar sërish përplasjet mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” me efektivët e policisë së Shtetit.
Duket se mbështetësit e Adriatik Lapajt nuk janë lejuar nga policia të ngrenë çadra para Kryeministrisë. Ata tentuan të ngrinin dy çadra të mëdha, por ndërhyri policia.
“Turp, turp. Nuk po ju bëjmë gjë me çadër jemi“-dëgjohen protestuesit.
Madje njëri prej protestuesve është shtrirë përtokë teksa është marrë për t’u shoqëruar nga policia. Në momentet e tensionit ka ndërhyrë edhe Adriatik Lapaj.
Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, edhe një efektiv policie është lënduar gjatë tensioneve me protestuesit. Më herët pati përplasje pasi sipas tyre, po filmoheshin nga efektivët e policisë.
Në fund të protestës pati edhe shoqërime nga policia, që u kontestua nga mbështetësit e tjerë.
Top Channel