Tubimi i thirrur nga “Shqipëria Bëhet”, Policia publikon planin e masave, ja akset ku do të bllokohet qarkullimi

04/01/2026 10:22

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet një protestë masive para Kryeministrisë.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka bërë publike masat që do të zbatohen në kuadër të tubimit të njoftuar, i cili pritet të zhvillohet ditën e sotme në kryeqytet.

Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, autoritetet policore kanë hartuar një plan masash që parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor në disa akse kryesore, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe shmangien e problemeve në lëvizjen e qytetarëve.

Njoftimi:

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00.

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes, Konkretisht:

-nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB