foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”, Tiranë.

Një 56-vjeçar, duke drejtuar autobusin ka përplasur për vdekje këmbësorin, shtetasin me iniciale Z.I., 46 vjeç. Për pasojë 56-vjeçari është arrestuar nga uniformat blu.

“N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. T, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin B. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. Z, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin E. N;

-punohet për kapjen e shtetases R. S., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. K, pasi dyshohet sd ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë nga bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Sh, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur ish-bashkëjetuesen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit: -E. A, 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij;
-arrestuan shtetasit A. L, 47 vjeç, L. L., 57 vjeç dhe R. Ç., 36 vjeç, familjarë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe goditur me grushta me njëri-tjetrin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-H. K., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje;
-A. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën;
-A. Z., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, i cili më parë ishte përfshirë në një përplasje mjetesh me dëme materiale me një automjet.

Më datë 03.01.2026:
-është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi A. N., 53 vjeç. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale;
-është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në një pemë në fshatin Kodër-Mëzez shtetasi B. P., 42 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa me datë 02.01.2026;
-ka kallëzuar shtetasi M. T, se ka rënë zjarr në tendën e banesës së tij. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB