Një shtëpi u shkrumbua nga zjarri mesditën e të dielës në fshatin Murras në Elbasan.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por tashmë tre banorët e kësaj shtëpie kanë mbetur në qiell të hapur.

Mendohet që zjarri nisi nga një shkëndijë elektrike në pajisjet elektro-shtëpiake dhe u përhap me shpejtësi për shkak të çatisë me dru dhe veshjes së banesës me polisterol.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor dhe largësisë gjeografike.

Vetëm një ditë më parë, të shtunën e 3 janarit dy shtëpi u dogjën totalisht në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Zjarri nisi në njërën nga banesat ku jetonte një person e më pas përfshiu dhe shtëpinë tjetër të pabanuar.

Ndërtesat e vjetra kryesisht të ndërtuara me lëndë drusore në çatitë e tyre u dogjën lehtësisht ndërsa ndërhyrja e ekipeve të zjarrfikëses u përqendrua në shpëtimin e shtëpive ngjitur të cilat rrezikuan.

Por ky dimër nuk ka qenë aspak i qetë për sa u përket zjarreve në Elbasan.

Në 2 dhjetor u dogj një shtëpi e pabanuar në lagjen Kala. Mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit në një banesë e cila nuk banohej prej vitesh, por flakët rrezikuan shtëpitë rrotull e ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të rrugicave të ngushta karakteristike të lagjes Kala.

Në 10 dhjetor një grua u lëndua në Librazhd teksa shpëtoi fëmijët nga zjarri që përfshiu banesën si pasojë e një bombole gazi. Fatmirësisht çifti dhe dy fëmijët e tyre të vegjël arritën të dalin në kohë.

Po atë ditë në fshatin Kusarth u dogj një tjetër shtëpi.

Në lagjen 5 maji të Elbasanit bombola e gazit u përfshi nga flakët dhe më pas shpërtheu mbrëmjen e 15 dhjetorit.

Shpërthimi shkatërroi totalisht shtëpinë duke e kthyer në të pabanueshme. Në qiell të hapur mbetën një grua dhe djali i saj.

Ndërkohë zjarrfikëset vazhdojmë të bëjnë apel për përdorimin me kujdes të bombolave të gazit dhe mospërdorimin, madje nxjerrjen nga qarkullimi të bombolave 5L të papërshtatshme dhe shumë të rrezikshme për ambientet e brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB