Kalimi i emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thirri një mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare, për shkak të atyre që ika cilësuar si “krime të papara në skenën politike ndërkombëtare”.
Pas përfundimit të mbledhjes së mbajtur në ndërtesën e Presidencës së Serbisë, Vuçiç deklaroi se në rend dite kanë qenë tri tema kryesore: siguria ushtarake dhe politike rajonale, siguria energjetike dhe aksioni amerikan në territorin e Venezuelës.
“Pozita jonë do të bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe komplekse”, tha ai, duke shtuar se rendi i vjetër botëror po shembet dhe se rregullat ndërkombëtare nuk po funksionojnë më. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare publike dhe sistemi i Kombeve të Bashkuara ekzistojnë vetëm “në letër”, shkruan Blici serb.
“Ne, si një shtet i vogël, do të vazhdojmë të mbrojmë këto parime, por duhet ta kuptojmë realitetin. Pas aksionit në Venezuelë, është e qartë se e drejta ndërkombëtare, rendi botëror dhe Karta e OKB-së nuk funksionojnë më”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se në botë sot mbizotëron ligji i forcës. “Kush është më i fortë, ai shtyp. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore”, u shpreh ai, duke shtuar se reagimet e disa përfaqësuesve evropianë ndaj zhvillimeve në Venezuelë tregojnë mungesë të plotë parimesh.
Vuçiqi ka deklaruar se Serbia është “veçanërisht e shqetësuar” për armatosjen e Kosovës, të cilën ai e cilësoi si të kundërligjshme dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas tij, kjo rezolutë është pezulluar de facto nga fuqitë e mëdha perëndimore dhe disa aktorë rajonalë, duke përmendur Turqinë.
Ai foli edhe për atë që e quajti “Aleancë të re midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, të cilën e konsideroi si kërcënim për sigurinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. Sipas Vuçiçit, ky bashkëpunim përfshin edhe zhvillimin e përbashkët të sistemeve të avancuara luftarake.
“Republika e Serbisë e ndjek me vëmendje këtë proces dhe po përgatitet për mbrojtje nga ata që tashmë hapur kërcënojnë vendin tonë”, deklaroi ai.
Top Channel