Reshje intensive shiu, paralajmëron IGJEUM: Rritje e rrezikshme prurjeve deri të enjten, ja zonat më të prekura Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën paralel me Portin.
I aksidentuar për vdekje ka mbetur roja e parkingut që ndodhet te rruga paralel me rrugën e portit poshtë mbikalimit që lidh terminalin e trageteve me stacionin e trenit.
Viktima që ishte në rrugë ngjitur me trotuarin është përplasur nga një mjet tip Benz ML me targa AC023AH.
Viktima u identifikua si shtetasi Rifat Murra, 68 vjeç.
Drejtuesi i automjetit, një 28-vjeçar është ndaluar nga policia që vijon veprimet lidhur me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel