Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari godet me thikë të riun, arrestohet nga policia
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë thyer xhamat dhe, me anë të një sendi të fortë, kanë dëmtuar pajisjet e një lokali në pronësi të shtetasit E. D.
Gjithashtu, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte vëllain e pronarit të lokalit, ndërsa gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit ka dëmtuar edhe kamerat e sigurisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
• arrestuan shtetasit E.(E). Gj.(Gj)., 43 vjeç dhe M. Gj., 52 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë thyer xhamat si dhe me anë të një sendi të fortë kanë dëmtuar pajisjet e lokalit me menaxher shtetasin E. D. Gjithashtu, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte vëllain e shtetasit E. D., si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel