Lea Ypi, kryeministre e qeverisë teknike? Berisha nuk e përjashton si emër: Ajo është një shkrimtare, por….

03/01/2026 13:31

Ditët e fundit në media është përfolur sërish emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një kandidate e mundshme për kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri.

Emrin e saj e ka komentuar sot edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa është pyetur nga një qytetar gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi online me ndjekësit e tij.

Berisha tha se shkrimtarja është e njohur për veprat e saj, duke mos e rrëzuar tërësisht si kandidaturë.

Megjithatë ai u kujdes të shtonte se emri i kryeministrit teknik duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve.

I kam lexuar, po unë nuk mund të bëj një koment. Ajo është një shkrimtare e cila është bërë e njohur me veprat e saj. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë pretendimesh ka. Por qeveria teknike do të jetë një qeveri e cila besohet nga të gjitha palët dhe mbështetet nga të gjitha palët”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB