Arrestimi i Maduros, Rusia i kërkon llogari Amerikës: Të sqarohet menjëherë situata! Jemi të shqetësuar për Presidentin e Venezuelës

03/01/2026 13:38

Ministria e Jashtme ruse bëri thirrje për “sqarime të menjëhershme” mbi situatën në Venezuelë, pasi SHBA-të thanë se kishin kapur dhe larguar Presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij nga vendi.

Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga raportet se Presidenti Venezuelian Maduro dhe gruaja e tij u dëbuan me forcë nga vendi gjatë veprimeve agresive të sotme nga Shtetet e Bashkuara. Ne kërkojmë sqarim të menjëhershëm të kësaj situate”, tha ministria në një deklaratë.

Rusia tha se veprime të tilla, nëse janë të vërteta, përbëjnë një “shkelje të papranueshme të sovranitetit të një shteti të pavarur, respektimi i të cilit është një parim kyç i së drejtës ndërkombëtare”, shtoi deklarata.

Ministria më parë dënoi atë që e quajti një “akt agresioni të armatosur kundër Venezuelës” nga SHBA-të, duke e quajtur çdo “justifikim” të dhënë për të justifikuar veprime të tilla “të pambështetshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB