Ekskluzive/ Emigrimi i shqiptarëve drejt SHBA. ICE për Top Channel: Mos e çoni në mendje hyrjen ilegalisht

02/01/2026 15:13

Ëndrra e shumë shqiptarëve për t’u futur e jetuar në SHBA po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Edhe ata të cilët kanë mundur ta prekin Amerikën e janë atje pa leje qëndrimi, po përballen me dëbime.

Pothuajse çdo javë ka shqiptarë të cilët depërtohen pasi janë kapur nga ICE, skuadra amerikane e emigracionit dhe doganave e hedhur në veprim pasi Donaland Trump i shpalli luftë ilegalëve në SHBA.

Top Channel përmes postës elektronike pyeti ICE sa është numri shqiptarëve pa të drejtë qëndrimi në SHBA të ndaluar përfshi numrin e të dëbuarve drejt Shqipërisë gjatë 2025.

Një zëdhënës i ICE nuk dha detaje përmes shifrave por deklaroi se: “Nëse ju po e konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, mos e çoni në mendje një gjë të tillë. Nëse vini këtu në kundërshtim me ligjet tona, ju me gjasë do të përballeni me ligjin dhe ne do t’ju dëbojmë. Ju kurrë nuk do të mundeni të riktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri”.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu nga burime diplomatike, ka mësuar se Ambasada e SHBA në Tiranë, ka ndihmuar në ngritjen e njësie të posaçme, brenda Policisë së Shtetit dedikuar luftës me trafikun e Shqiptarëve drejt SHBA.

Të njëjtat burime treguan se kjo njësi sipas një protokolli standard, interviston të gjithë shqiptarët e dëbuar nga SHBA për të mësuar si ata mundën të hynë ilegalisht. Kjo konsiderohet si mbledhje inteligjence me qëllim identifikimin e rrugëve dhe metodave të trafikun. Trafiku shqiptarëve drejt SHBA vijon përmes linjës klasike të shkuarit në Meksikë duke pritur disa javë deri momentin kur trafikantët krijojnë kushtet për kalim.

Një tjetër metodë është përdorimi pasaportave europiane të falsifikuara. Nëse për shumë vite rruga e Kavajës mbretëronte në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, shkëlqimi asaj kohë është shuar.

Kjo njësi brenda Policisë së Shtetit, nga intervistimet e të dëbuarve nga SHBA, ka mundur të identifikojë Kosovën si vend prodhim të pasaportave të falsifikuara, madje me një cilësi të lartë si pasojë e përdorimit të kompjuterëve dhe printerave super modern.

Megjithatë nuk mungojnë tentativat brenda Shqipërisë në prodhimin e  të tilla pasaportave siç ishte rasti më i fundit në Tiranë kur para 5 muajsh, babë e birë u prangosën për këtë aktivitet kriminal. Sipas hetimeve, pasaportat e falsifikuara, shiteshin nga 15 000 deri në 20 000 euro dhe përdoreshin për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB