Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe katër të plagosur mes tyre fëmijë

02/01/2026 09:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minuta më parë në aksin Lezhë–Shkodër.

Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë, dhe janë plagosur 4 të tjerë, mes tyre dy fëmijë.

Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilët më pas u morën me ato ambulanca.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB