Tryeza e festës, në Korçë pasurohet me ushqime shumë të veçanta të zonës

31/12/2025 12:20

Gatimet tradicionale janë një nga elementët më të rëndësishëm të festave të fundvitit në Shqipëri, pasi ato mbartin shije, kujtime dhe zakone të trashëguara ndër breza.

Në qytetin e Korçës, i njohur si një nga destinacionet më të preferuara për natën e ndërrimit të viteve, turistë vendas dhe të huaj, si çdo ditë festash nuk mungojnë.

Në prag të ndërrimit të viteve, bujtinat e Korçës po përjetojnë ditë të ngarkuara, ndërsa kuzhina tradicionale është në qendër të vëmendjes.  Në një prej bujtinave karakteristike të qytetit, kuzhinieri na tregon se përgatitjet për festat nisin herët dhe respektojnë recetat e trashëguara ndër breza.

Për shumë vizitorë, shija e gatimeve tradicionale korçare ndërthurur me tingujt e serenatave mbetet një nga kujtimet më të veçanta të festave të fundvitit, duke e bërë këtë qytet një destinacion të dashur jo vetëm për atmosferën, por edhe për sofrën e pasur tradicionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB