Në një kohë tensionesh të larta politike, ushtria kineze nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit 31/12 22:51
Një 20-vjeçare nga Sudani, e cila po strehohet në strehën në Koutsochero në Larisa të Greqisë, ka denoncuar së është përdhunuar.
Siç u raportoi ajo drejtuesve të kampit të refugjatëve, u përdhunua në orët e para të së martës, më 30 dhjetor, nga dy bashkëkombës të saj që banojnë gjithashtu në atë objekt, një 22-vjeçar dhe një 23-vjeçar.
Policia arrestoi 23-vjeçarin, ndërsa bashkëkombësi i tyre 22-vjeçar, i cili dyshohet gjithashtu si autori i përdhunimit të dyshuar, është në kërkim.
Menjëherë pas ankesës që ajo paraqiti dje pasdite, 20-vjeçarja u transferua në spital për trajtim mjekësor.
Top Channel