AKSHI nën hetim nga SPAK për tenderat, Rama: Ai është institucion krenarie, Karçanaj është ende me shtëpi me qira

30/12/2025 12:28

Rama ka folur edhe për hetimet për drejtoreshën e AKSHI, Merlinda Karçanaj.

“Dorëheqje për AKSHI? AKSHI është një institucion krenarie për ne që të jemi shumë të qartë bashkë. Krenarie! Jo për të ulur kokën por për të qenë krenar, dhe është institucion për të qenë krenar sepse kemi qenë këtu ne kur të shkohej të mbahej radha për çdo letër dhe ata që kishit jashtë duhej të vinin këtu se s’kishin shans të merrnin një copë letër jashtë. 620 mln lekë ka kursyer AKSHI për shqiptarët”, tha Rama.

“Nëse BERZH e konsideron me progres të fortë Shqipërinë në administratë dhe shërbime publike, një rol të madh këtu ka AKSHI. Rrini, prisni se shumë shpejt, në shkurt do dalim me E-Albania 2.0 falë AKSHI-t dhe do shumë gjëra të reja për shqiptarët. E votojnë shqiptarët PS-në, jo bandat. Prandaj shqiptarët jashtë e votojnë masivisht PS-në se nuk flenë me zhurmën e tenxhereve në vesh.

U shkon dhe atyre tymi I tenxhereve, po rata e kuptojnë shumë mirë çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë. Të tjerat, secili bën punën e vet. Sa pika shiu ka këtu, secili bën punën e vet. Deri në 2029 me qeverinë e PS me 83 mandate në Kuvend”, shtoi ai.

“Në krye të skuadrës së AKSHI është një grua që ka respektin tim, e cila sot është në masë sigurie në një shpi me qira ku jeton, pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë që dikur ishte e prindërve, në një apartament të kohës së komunizmit. E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar, dhe që ka udhëhequr këtë transformim digjital të Shqipërisë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB