“Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian”, Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Përgjigje për ‘respektuesit e vjetër’ dhe ‘armiqtë e rinj’
Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët.
Ai u ndal te ekonomia duke thënë se ky vit parashikohet të mbyllet me një rritje prej 3.9%.
“Jemi në një vit ende që në aspektin e ekonomisë është ndër më të mirët dhe parashikohet që të mbyllet me rritje 3.9%, që është një rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në kontinent. Bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja në tremujorin e tretë kanë patur rritje mbi 10%.
Paga mesatare në tremujorin e tretë ka rezultuar 833 euro. Për pak ditë kemi rritjen e pagës minimale që do prekë punonjës në të gjitha sektorët si privat edhe shtetëror.
Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer edhe indeksimi i radhës i pensioneve, por me hyrjen e vitit të ri fillon dhe rritja konstante e tyre. Ndërkohë që rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti, kështu personi urban do rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj, që do dyfishohen në janarin e 27-ës, 3-fishohet në 2028 e kështu me radhë.
Kemi të dhëna shumë të rëndësishme edhe në arsimin profesional. Është rritur me 20%. Në vitin 2024 kemi pasur 63% të punësuar nga nxënësit e arsimit profesional. Buxheti për këtë arsim është rritur dhe do rritet dhe vitin e ardhshëm. Po përgatisim reformën e strehimit social, për të hapur epokë të re dhe për të rritur numrin e përfituesve.
Për sa i përket borxhit, kemi vazhduar të kemi ulje edhe këtë vit. Ndërkohë që vlerësimet e kreditit të Shqipërisë kanë rezultuar me rritje.
Siç e dini janë miratuar disa politika të reja për sa i përket paketës fiskale, me paqen fiskale dhe faljen e detyrimeve të prapambetura doganore. Është po ashtu gati skema e garancisë shtetërore për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe për bujqësinë.
Nga Sigma Shqipëria konsiderohet vend lider i funksionimet e administratës publike, natyrisht kjo është në kundërshtim me atë që thonë 700 tenxheret e çorbës politike.
Kemi hapur një kapitull tjetër me nevojën për të ulur cashin. Deri në vitin e ardhshëm çdo biznes do të duhet të garantojë pagesa alternative të qytetarëve në mënyrë që kushdo qoftë të paguaj me kartë apo forma të tjera të pagesës ekonomike.
Kemi bërë hapa të mirë këtë vit në arsim, duke filluar nga forcimi i teknologjisë në funksion të nxënësve, ka shkuar në 350 numri i laboratorëve inteligjentë dhe po avancojmë drejt objektivit që është 1000 deri në vitin 2027.
Ndërkohë ka vazhduar ndërtimi i infrastrukturës arsimore, ka filluar projekti i transportit me mjete të prodhuara në vend. Dhe besoj se në vitin 2026 do të fillojmë transportin me këto mjete. Ka vazhduar programi i zhvillimit profesional për mësuesit dhe oficerët e sigurisë. Është nënshkruar projekti i Smart Cityt”, u shpreh kryeministri.
Top Channel