foto ilustruese

Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 12 të qytetit.

Mësohet se kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë pasi nuk kanë marrë përgjigje nga e moshuara.

84 vjeçarja u gjet e pajetë pasi zjarrfikësja ka bërë hapjen e derës. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme. Ky nuk është rasti i parë ku të moshuarit e vetmuar humbin jetën në banesë në Korçë.

Policia po kryen veprimet lidhur me rastin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB