“Balluku rrezik të arratiset”/ Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK pir zv.kryeministren
Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj, kur tha se qeveria nuk është zyrë noterie për të firmosur çdo gjë që sheh dhe i kërkohet.
Berisha tha se “në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë”.
“Dosjet e Lubi Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Edi Rama. Ato dëshmuan se autori i vërtetë i vjedhjes 93 milionë euro me tunelin e Llogarasë është Edi Rama. Ato dëshmuan se lotet e unazës së Tiranës, përveç Lubisë, është dora e zezë e Edi Ramës që ndante tenderat.
Ndaj Edi Rama në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit.
Dhe tani nga zyra e tij, në mënyrë identike me një hajdut të papenduar, deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga prokuroria nuk kanë asgjë për Lubi Ballukun, prandaj kthejini mbrapsht se nuk hiqet imuniteti i saj”, tha ai.
Top Channel