Aksident në Korçë, automjeti përplaset me motorin, nuk raportohet për viktima
30/12/2025 19:14
Një aksident ka ndodhur në afërsi të zonës së leshpunueses në qytetin e Korçës.
Mësohet se një mjet është përplasur me një motor.
Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia që po bën zbardhjen e rrethanave.
Top Channel