Tryeza “e kripur” për festa/ Rriten çmimet e disa produkteve, ankohen edhe emigrantët: Më lirë në Greqi

29/12/2025 12:35

Për shqiptarët tryeza e Vitit të Ri është më e kushtueshmja.

Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT  përgjatë muajit nëntor kategoria e çmimeve dhe pijeve joalkoolike u rrit me 2.1% . Por sipas tregtarëve ato produkte që sollën këtë rritje janë prodhimet bujqësore të importit saktësisht 1kg shegë deri para një muaji kushtonte 200 lekë, ndërsa sot 250 lekë\kg, e njëjta gjë vlen edhe për ftoin, kivin dhe gështenjën. Kurse  prodhimet vendase si molla e Korçës dhe mandarina, portokalli i Xarrës nuk kanë pësuar ndryshime.

Nga ana tjetër për pensionistët këto çmime janë tepët të larta.

Si ju duken çmimet e fruta perimeve?

“Për pensionistët dhe pleqërinë ka ardhur fund, ky është fundit i jetës. Shikoi vetë vetëm rriten nga dita në ditë.

Më këto pensione që kemi ne lerë më shumë të mira janë”, shprehen qytetarwt.

Për disa të tjerë Viti i Ri, nuk shënon ditë festë.

Do ta festoni Vitin e Ri?

Pensionistja: Po ku kam para unë, skam me çfarë të blej me 80 mijë lekë pension.

Si ju duken çmimet?

Pensionisti: Ja shiko çfarë kamë blerë vetëm speca, janë shumë të shtrenjta.

Emigrantët këtu përjetojnë një tjetër eksperiencë nga shteti ku jetojnë, ku në vend të ofertave prezantohen me abuzimin.

Mua mos më pyet për mua janë të ulëta, perimet kushtojnë pak, por produktet në supërmarket janë dy fish më të lira se këtu.

Dje erdha nga Greqia, dhe çmimet janë shumë herë më të shtrenjta se në Athinë”, shprehet një emigrant.

Tregtarët thonë se tezgat e tyre po frekuentohen çdo herë e më pak.

“Shikojë vetë fuqia blerëse ka rënë, nuk ka më njerëz.”, shprehet një qytetar.

Ekspertët e ekonomisë e justifikojnë rritjen e çmimeve me jetëgjatësinë e fruta perimeve.

“Ka një faktor objektiv pse rriten çmimet, duke qenë se fruta perimet kalbe shpejt tregtarët marrin shumë dhe disa herë ju mbeten pa shitur, kjo shton kostot”, shprehet Theodhor Kristuli.

Tkurrja e blegtorisë ka bërë që edhe mishit të kushtojë më tepër, saktësisht 1kg mishi viçi për Viti të Ri qytetarët do ta paguajnë 100 lekë\kg më tepër.

“Mishi i viçit është rritur me 100 lekë, ndërsa kec nuk ka fare njëherë edhe nëse gjejmë është 14 mijë lekë kg, i bie që ne ta sheshin 15-16, ndërsa qengji bën 12 mijë-13 mijë lekë\kg”, tha qytetari.

Bakllavaja ëmbëlsira e traditës ‘’kriposi’’  çmimin e vezëve dhe të gjalpit.

Sinkron

Një vezë fshati kushton 10 lekë lekë më tepër nga 30 shkoi në 40 ose 50 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB