Anije shkatërruese, avionë bombardues dhe dronë, Kina kërcënon me stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit
Presidenti Donald Trump priti për më shumë se dy orë në rezidencën e tij në Florida, presidentin ukrasinas.
Në përfundim të këtij takimi, në një konferencë për shtyp Trump e vlerësoi takimin “të shkëlqyer”. “Diskutuam shumë pika. Mendoj se po afrohemi shumë, ndoshta jemi shumë afër,” tha ai.
Presidenti Trump tha se ai dhe Zelensky sapo kanë folur me liderët evropianë.
“Të gjithë janë liderë të shkëlqyer dhe patëm një bisedë shumë të mirë me ta,” thotë ai, duke shtuar se kanë bërë shumë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.
Trump theksoi më tej se ishte një nder të priste delegacionin ukrainas, duke i quajtur ata “njerëz të mëdhenj dhe të fortë”.
Më pas Zelensky e falënderon Trumpin për një “takim të shkëlqyer”.
Ai thotë se kanë diskutuar të gjitha aspektet e kornizës së paqes. Sipas tij, një plan paqeje me 20 pika është dakordësuar 90%, ndërsa garancitë e sigurisë SHBA–Ukrainë janë dakordësuar 100%.
Ai shton se ekipet evropiane dhe ukrainase do të vazhdojnë punën për këtë çështje dhe do të takohen “në javët e ardhshme” për të “finalizuar të gjitha çështjet e diskutuara”.
Ai shton se presidenti Trump do t’i presë ekipet në Uashington në janar.
Top Channel