“Pata një bisedë të shkëlqyer”/ Disa orë para takimit me Trump, Rudio pret Netanyahun në Florida

29/12/2025 17:11

Kryeministri Benjamin Netanyahu u takua sot me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në Mar-a-Lago të Floridës dhe pritet të zhvillojë diskutime më vonë edhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Pata një takim të shkëlqyer”, shkroi Netanyahu në platformën X, pa dhënë më shumë detaje.

Takimi u zhvillua vetëm disa orë përpara takimit të tij me Donald Trump, i cili është i gjashti që nga fillimi i vitit mes dy liderëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB