“Misioni i Drejtësisë 2025”/ Kina paralajmëron “forcat separatiste”, nis stërvitje të gjera ushtarake rreth Tajvanit 29/12 18:16
Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar një telefonatë sot me Presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me luftën në Ukrainë, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti Trump sapo përfundoi një telefonatë pozitive me Presidentin Putin në lidhje me Ukrainën”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për CNN.
Telefonata erdhi një ditë pasi Trump u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago për të diskutuar mbi zgjidhjen e luftës, megjithëse pas tre orësh bisedimesh, asnjëri prej tyre nuk njoftoi ndonjë përparim të madh.
Leavitt nuk dha detaje të mëtejshme të bisedës Trump-Putin.
Top Channel