Ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit gjatë parkimit, shoferja përplas pas murit qytetarin
Një nënë humbi tragjikisht jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte dy fëmijët e saj të vegjël nga një zjarr shkatërrues që përfshiu shtëpinë e familjes në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve, në Angli, ndërsa në fund humbën jetën të tre.
Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, pasi flakët kishin përfshirë plotësisht vilën në zonën Cotswold. Një vajzë shtatëvjeçare, një djalë katërvjeçar dhe nëna e tyre, rreth të 40-ave, mbetën të bllokuar brenda banesës dhe humbën jetën.
Trupi i nënës dhe i njërit prej fëmijëve u gjetën të dielën, ndërsa trupi i fëmijës së dytë ende nuk është nxjerrë për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës së shtëpisë.
Sipas mediave, babai i fëmijëve, arriti të shpëtonte duke thyer një dritare të banjës. Ai u përpoq disa herë të futej sërish në shtëpi për të shpëtuar familjen, duke u përballur me flakë dhe tym të dendur, por u detyrua të tërhiqej nga fqinjët dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.
Autoritetet bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të ketë nisur në katin përdhes. Përhapja e flakëve shkaktoi shembjen e çatisë, tavaneve dhe shkallëve, duke e bërë ndërtesën jashtëzakonisht të rrezikshme për ndërhyrje.
Zëvendësdrejtori i shërbimit zjarrfikës, tha se ekipet u përballën me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe punuan pa pushim për të hyrë në banesë dhe për të shpëtuar banorët.
Top Channel