Anije shkatërruese, avionë bombardues dhe dronë, Kina kërcënon me stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit
Një zjarr në një azil pleqsh në ishullin indonezian Kelibia ka vrarë gjashtëmbëdhjetë persona dhe ka plagosur tre të tjerë, tha sot një zjarrfikës për AFP-në.
“Kemi 16 të vdekur dhe tre (të plagosur) që pësuan djegie”, tha Jimmy Rotinsoulou, duke iu referuar tragjedisë që ndodhi të dielën në mbrëmje në Manado. Shumë nga viktimat u gjetën në dhomat e tyre, tha ai. “Ishte mbrëmje, kështu që ndoshta shumë të moshuar po pushonin” kur shpërtheu zjarri, shpjegoi ai.
Autoritetet nxorën shpejt 12 persona të gjallë, duke i çuar ata në një spital aty pranë, vuri në dukje gjithashtu Jimmy Rotinsoulou. Zjarret vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Indonezi, një arkipelag i Azisë Juglindore me më shumë se 17,000 ishuj. Më herët këtë muaj, një zjarr në një ndërtesë apartamentesh shtatëkatëshe në kryeqytetin Xhakarta la 22 të vdekur.
Peristiwa memilukan terjadi di Kota Manado pada Minggu (28/12/2025) malam.
Belasan lansia tewas saat Panti Werdha Damai Manado terbak*r hebat.
Jenazah korban baru bisa dievakuasi setelah api dipadamkan oleh petugas.
Informasi diperoleh, api dengan cepat membesar dan melahap… pic.twitter.com/EApfy8BOuP
— SINDOnews (@SINDOnews) December 29, 2025
Në vitin 2023, të paktën 12 persona vdiqën në pjesën lindore të vendit pas një shpërthimi në një fabrikë përpunimi nikeli.
Top Channel