Mijëra pasagjerë të kroçerave të bllokuar në Gjirin Persik, personazhe të njohur rrëfejnë tmerrin në Dubai pas përshkallëzimit të konfliktit
Zyrtarët nepalezë kanë njoftuar se do të heqin dorë nga skema e depozitimit të mbeturinave në malin Everest, e cila është konsideruar e pasuksesshme pas 11 vitesh implementimi.
Skema kërkonte që alpinistët të paguanin një depozitë prej 4,000 dollarësh (2,964 paund) dhe t’i sillnin me vete të paktën 8 kg mbeturina, për të marrë mbrapsht paratë. Kjo ishte përpjekja për të trajtuar problemin e grumbullimit të mbeturinave, me estimime që Everest është mbuluar me rreth 50 ton mbeturina.
Pavarësisht që skema është zbatuar që nga viti 2013, dhe shumica e alpinistëve kanë sjellë mbeturinat e tyre, problemi i grumbullimit të mbeturinave ka vazhduar të përkeqësohet, veçanërisht në kampet më të larta të malit, ku mbeturinat janë më të shumta.
Himal Gautam, drejtor në departamentin e turizmit të Nepalit, e përshkroi skemën si një “barrë administrative” dhe pranoi se ajo nuk ka arritur të sjellë rezultate konkrete.
Pjesa më e madhe e mbeturinave të sjella janë grumbulluar nga kampet e poshtme, pasi alpinistët që ngjiten më lart shpesh lënë tenda, kanaçe dhe kutia ushqimesh dhe pijeje të paketuara në lartësitë më të mëdha.
Top Channel