Demokratja mposht të besuarin e Trump, fiton zgjedhjet speciale në distriktin e Mar-a Lago: E gatshme për bisedime me presidentin
Shtetet e Bashkuara po e “shqyrtojnë shumë seriozisht” mundësinë e shitjes së avionëve luftarakë F-35 Turqisë, deklaroi Donald Trump gjatë një konference për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kur e njëjta pyetje iu drejtua Netanyahut, Trump ndërhyri duke u përgjigjur vetë.
“Premtoj se këta avionë nuk do të përdoren kurrë kundër Izraelit”, tha ai.
Sipas mediave, Turqia u përjashtua nga programi F-35 pas blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. Që atëherë, Ankaraja ka kërkuar rikthimin në program, megjithatë vendimi nuk varet vetëm nga presidenti amerikan, por edhe nga Kongresi dhe partnerët e tjerë të programit.
Nga ana tjetër, Izraeli ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj mundësisë së shitjes së avionëve luftarakë Turqisë.
Top Channel