Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, votimi është përmbyllur në 25 përfaqësitë diplomatike në shtetet, si: Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke, Hungari dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkaq në orën 01:00, sipas kohës lokale në Kosovë, në 4 përfaqësitë diplomatike, në ShBA dhe Kanada.

Sipas të dhënave nga 29 përfaqësi diplomatike ku u zhvillua votimi, nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 84.24% apo 16,165 votues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB