Video/ Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, bllokojnë rrugën kryesore dhe përplasen me policinë

28/12/2025 21:30

Qytetarët në Vlorë kanë nisur një protestë masive në rrugët e qytetit për shkak të ndërprerjes së ujit prej tre ditësh.

Pasi u futën në ambientet e teatrit dhe ndërprerën një mbrëmje gala që zhvillohej aty, ata e vijuan protestën e tyre në rrugët e qytetit.

Duke ecur me bidonë dhe pankarta në duar, ata bënë të pamundur qarkullimin e automjeteve për minuta të tëra, ndërkohë që nuk munguan as përplasjet me policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB