Stuhi “monstër” dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona, ndërpritet udhëtimi

28/12/2025 14:17

Një stuhi e përbindshme dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e masive.

Instituti vendas i Meteorologjisë dha alarmin për erëra të forta në pjesë të mëdha të vendit që po bën llogaritë me stuhinë Johannes.

Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia, ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq pas një aksidenti në një fushë”.

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur sakaq pa energji elektrike. Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 40 mijë shtëpi dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Po kështu, janë pezulluar edhe një sërë fluturimesh dhe shërbimet rrugore në disa rajone të Finlandës, ku 33 mijë banesa janë gjithashtu pa energji elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB