Protesta/ “Duam ujë, poshtë qeveria”, qytetarët vlonjatë hyjnë me forcë në Teatër dhe ndalojnë mbrëmjen gala të Bashkisë

28/12/2025 21:44

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.

Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala nga Bashkia që zhvillohej aty për festa.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Gjatë protestës dëgjoheshin thirrjet e qytetarëve si: “duam ujë” dhe “Poshtë qeveria”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB