LIVE/ Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë. Rritet PDK, LDK e treta
Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, ku kanë votuar 44.56% e qytetarëve, shifër kjo më e lartë se zgjedhjet e 9 Shkurtit të këtij viti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 18:00 ishte afro 40%.
Nga ana tjetër, deri në orën 15:00, në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan në shkollën “Thimi Mitko”, kanë votuar rreth 3700 qytetarë, afër 1000 më shumë se nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku votuan mbi 2600 qytetarë.
Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.
Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.
Top Channel