Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, ku 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë pasur të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 18:00 ishte afro 40%.

Nga ana tjetër, deri në orën 15:00, në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan në shkollën “Thimi Mitko”, kanë votuar rreth 3700 qytetarë, afër 1000 më shumë se nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku votuan mbi 2600 qytetarë.

Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.

Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB