Numërohen 99% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49.3% të votave, PDK 21% e ndjekur nga LDK me 13.6%
28/12/2025 23:59
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 99% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani 49.3% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.01%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.59%.
Top Channel