Masat për fluksin në Kakavije, shqiptarët që jetojnë në Greqi kthehen tek familjet, priten radhë në pikat kufitare

28/12/2025 15:35

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Sajmir Muçaj, u shpreh se pala shqiptare ka bërë çdo përpjekje në bashkëpunim me autoritetet greke për të shmangur radhët e pritjes, duke theksuar se problematika janë shfaqur edhe për shkak të protestave të zhvilluara në shtetin fqinj, të cilat kanë ndikuar në qarkullimin normal në kufi.

Deklarata u bë gjatë inspektimit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku ai theksoi se strukturat e Policisë Kufitare janë në gatishmëri të plotë, me shtim të forcave dhe hapje të sporteleve shtesë, për përpunimin sa më të shpejtë të fluksit të lëvizjeve dhe garantimin e rendit e sigurisë publike.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 5 ditëve të fundit, nëpërmjet PKK Kakavijë janë regjistruar gati 80 mijë lëvizje në të dyja anët e kufirit, fluks që lidhet kryesisht me festat e fundvitit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB