Mbyllja e votimit në Kosovë, reagon Albin Kurti: Vullneti i qytetarëve ndodhet brenda në kuti, aty kemi përcaktimin e të ardhmes tonë
Rreth 900 mijë votues kanë marrë pjesë sot në Kosovë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhjetë muaj pasi nuk i dhanë votat e mjaftueshme Albin Kurtit për të krijuar qeverinë e re.
Në zgjedhje garuan 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.
Shifrat e para të tre exit poll-eve flasin për një rezultat të përafërt për të gjitha partitë, me atë të 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson, por ende pa e siguruar numrin 61 për të formuar Qeverinë.
Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës dhe e treta LDK-ja.
Pas përfundimit të procesit të votimit në Kosovë, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Me anë të një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai thotë se vullneti i qytetarëve ndodhet brenda kutive dhe i kujton komisionerëve se kanë një tjetër detyrë të rëndësishme vendimtare.
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjeve parakohshme parlamentare të Kosovës.
Në daljen e exit poll-eve të para, ai që kryeson është Albin Kurti me Vetëvendosjen me 44.1% që përkthehet në 49 deputetë.
Në vendin e dytë është PDK me 23.9% që përkthehet në 27 deputetë ndërsa e treta është LDK-ja me 16.1% që do të thotë 18 deputetë.
19:00 Përfundon procesi i votimi në Kosovë, më shumë se 43% e qytetarëve ushtruan të drejtën e votës
Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, ku kanë votuar më shumë se 43% e qytetarëve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:00 ka arritur në 38.52%.
Nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në listën e votuesve, kanë votuar 770,079 qytetarë.
Vendvotimet e përpunuara deri tani janë 2,526 nga gjithsej 2,557, që përbën 98.79% të totalit, duke treguar se procesi i numërimit po ecën me shpejtësi.
Ditën e sotme është raportuar se anëtarja e kryesisë së forumit të gruas nga partia Lista Serbe dhe aktualisht Kryetare e Komunës së Ranillugut, dyshohet se përmes anëtarëve të Komisionit Komunal zgjedhor të kësaj partie në komunën e Ranillugut ka ushtruar ndikim tek votuesit e pa përcaktuar ose votuesit e subjekteve të tjera.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, dhe mos ta lënë për në moment të fundit. Me një video-mesazh në rrjetin e tij në Facebook, Kurti është shprehur se sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i gjerë do të jetë legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 17:00 është 29%. Nga ana tjetër, deri në orën 15:00, në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan në shkollën “Thimi Mitko”, kanë votuar rreth 3700 qytetarë, afër 1000 më shumë se nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku votuan mbi 2600 qytetarë.Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar paraditen e sotme në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Kosovë, teksa ka deklaruar se në përfundim të tyre vendi duhet të ketë sa më shpejt një qeveri të re.
12:53 Zgjedhjet në Kosovë, në disa qendra votimi nuk ka energji elektrike
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.
12:48 Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë duke votuar.
Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë.
09:56 Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti voton në Prishtinë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi rreth orës 09:00 në Gllogjan.
Rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës janë angazhuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi rreth orës 09:00 në Gllogjan.
08:48 Si po shkon procesi i votimit deri tani në Kosovë, kreu i KQZ: Po votohet në 2614 qendra
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet nacional u ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Siç ndodh rëndom në procese zgjedhore, komuniteti serb voton në mënyrë të organizuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Top Channel